Donjeta Sadiku e ka arritur edhe një fitore e cila e ka kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për “Lojërat Olimpike Paris 2024”.
Sadiku e ka siguruar çerekfinalen pasi arriti triumfin ndaj grekes, Christina Linardatou, kategoria -60 kg.
Donjetës i duhen edhe dy fitore për ta siguruar një vend për “Lojërat Olimpike Paris 2024”.
Gjatë ditës së djeshme, boksierja jonë e nisi bindshëm turneun e parë botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Sadiku triumfoi 5:0, në meçin e parë ndaj britanikes Shona Whitwell./Gazeta Express