Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’, që po mbahet në Botevgrad të Bullgarisë.
Boksieria kosovare në gjysmëfinale e mposhti boksieren vendase, Mehmedova Aslahan, kategoria -60 kilogramë.
Në finalen që zhvillohet nesër, boksieria nga Gollaku takohet me kampionen e botës, brazilianen Beatriz Ferreira, e cila në renditjen më të re të AIBA-s, ndodhet në vendin e parë.
Drejtësinë në këtë turne po e ndan edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...