Donjeta Sadiku përballet me britaniken Caroline Dubois në Olimpiadë - Gazeta Express
string(67) "donjeta-sadiku-perballet-me-britaniken-caroline-dubois-ne-olimpiade"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/07/2021 14:50

Donjeta Sadiku përballet me britaniken Caroline Dubois në Olimpiadë

Sporte tjera

Gazeta Express

22/07/2021 14:50

Donjeta Sadiku e ka mësuar emrin e kundërshtares së parë që do ta ketë në Lojërat Olimpike. Në bazë të shortit të hedhur sot, është vendosur që boksieria kosovare në xhiron e parë përballë ta ketë boksieren nga Britani e Madhe, Caroline Dubois.

20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Britanikia normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris, përcjell Gazeta Express.

Nga ana tjetër, trajneri i Donjetës, Besim Brahimi, që ishte i pranishëm në short, thotë se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë ta kalojë pengesën e parë.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement