Donjeta Sadiku po përgatitet në Sofje për Olimpiadën e Parisit - Gazeta Express
string(62) "donjeta-sadiku-po-pergatitet-ne-sofje-per-olimpiaden-e-parisit"

Boks

Gazeta Express

29/01/2024 14:11

Donjeta Sadiku po përgatitet në Sofje për Olimpiadën e Parisit

Boks

Gazeta Express

29/01/2024 14:11

Boksierja më e mirë e Kosovës, Donjeta Sadiku është duke u përgatitur në kampin ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë, para turneut ndërkombëtar “Stradnja”, që mbahet prej 4 – 12 shkurt në kryeqytetin bullgar.

Përgatitjet e boksieres nga Gollaku është duke i mundësuar Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.

Përgatitjet dhe pjesëmarrja në turne i duhen para turneut kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024 që mbahen prej 4 – 11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement