Donjeta Sadiku shkon në çerekfinale, veç një fitore larg medaljes në Lojërat Evropiane - Gazeta Express
string(85) "donjeta-sadiku-shkon-ne-cerekfinale-vec-nje-fitore-larg-medaljes-ne-lojerat-evropiane"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/06/2023 14:28

Donjeta Sadiku shkon në çerekfinale, veç një fitore larg medaljes në Lojërat Evropiane

Sporte tjera

Gazeta Express

26/06/2023 14:28

Donjeta Sadiku ka fituar përsëri në Lojërat Evropiane.

Boksierja më e mirë kosovarë e fitoi meçin e dytë në “Krakow 2023’ për t’iu afruar edhe më shumë medaljes në këtë garë prestigjioze, shkruan “Gazeta Express”.

Boksierja nga Gollaku e mposhti sot zviceranen Anna Julia Jenni në të tetën e finales dhe tash e sheh veten veç një fitore larg medaljes.

Sadiku fitoi 4:1 në këtë meç, derisa paraprakisht e kishte mundur britaniken Shona Whitwell në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sot do të garojë edhe boksieri kosovar, Bashkim Bajoku (-51kg) dhe Edi Dvorani në shigjetari (hark olimpik). /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement