Borussia Dortmundi e ka shënuar fitoren e dytë rresht në elitë.
Dortmundi në udhëtim e mposhti Hoffenheimin me rezultatin 3:2.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën pasdite dhe i takoi javës së 31-të të Bundesligës.
Me këtë fitore, Dortmundi i është afruar zonës së Ligës së Kampionëve.
“Verdhezinjtë” kanë 48 pikë dhe renditen në pozitën e gjashtë. Vetëm katër pozitat e para dërgojnë në “Champions”. Pozita e katërt që mbahet nga Freiburgu ka 51 pikë.
Hoffenheimi po lufton për mbetje në ligë. Ka 30 pikë në pozitën e 15-të.
Golat për Dortmundin e realizuan Serhou Guirassy, Julian Brandt dhe Ëaldemar Anton.
Ndërkohë golat për Hoffenheimin i shënuan Adam Hlozek dhe Pavel Kaderabek.