Dramë në Beograd, Daçiq thotë se është plagosur një xhandar serb që ruante ambasadën e Izraelit, sulmuesi është vrarë - Gazeta Express
string(115) "drame-ne-beograd-daciq-thote-se-eshte-plagosur-nje-xhandar-serb-qe-ruante-ambasaden-e-izraelit-sulmuesi-eshte-vrare"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 13:35

Dramë në Beograd, Daçiq thotë se është plagosur një xhandar serb që ruante ambasadën e Izraelit, sulmuesi është vrarë

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 13:35

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka plagosur një pjesëtar të xhandarmërisë serbe që ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite në Beograd, transmeton Express.

“Sot rreth orës 11:00, një person i panjohur, identiteti i të cilit po përcaktohet, ka qëlluar me hark në drejtim të një pjesëtari të Xhandarmërisë, i cili ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën izraelite, duke e goditur në qafë”, ka thënë Daçiq.

Lexo Edhe:

Siç raporton Nova.rs, anëtari tjetër i xhandarmerisë M.J e kishte përdorur armën në vetëmbrojtje dhe kishte qëlluar për vdekje sulmuesin.

Nova raporton se polici është transportuar në Qendrën Emergjente në gjendje të vetëdijshme, ku do të kryhet operacioni për heqjen e shigjetës nga qafa.

“Të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme janë duke u hetuar”, ka thënë Daçiq./Express/