Drejtimi i Elektroenergjetikës rrezikon të mbyllet - Gazeta Express
string(50) "drejtimi-i-elektroenergjetikes-rrezikon-te-mbyllet"

Gazeta Express

18/12/2019 20:13

Drejtimi i Elektroenergjetikës rrezikon të mbyllet

Gazeta Express

18/12/2019 20:13

Ekziston një shpërputhje mes numrit të profesorëve të pensionuar dhe atyre të rinj në këtë drejtim.

Filloi studimet në drejtimin e elektroenergjetikës.

E këtë Baradha Januzi e bëri  për shkak të perspektivës që ofronte kjo fushë.

Megjithatë gjatë studimeve, kjo studente  ka vërejtur disa parregullsi.

Se kriteret janë shumë të larta për bursë, për studentët e këtij fakulteti, u tha edhe në një konferencë të organizuar nga Admovere, gjatë së mërkurës.

Drejtimi i elektroenergjetikës në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka telashe edhe me stafin akademik.

Probleme të tilla po vlerësohet se mund ta rrezikojnë ekzistimin e këtij drejtimi.

Mbyllja e drejtimit të elektroenergjetikës do të shkaktonte pasoja te ndërmarrjet më të mëdha energjetike e industriale në Kosovë.

Andaj për t’u përkrahur një program i tillë u dhanë disa rekomandime.

Në prill të vitit 2019, Qeveria e Kosovës kishte themeluar grupin punues për të shqyrtuar mungesën e kuadrove dhe të ardhmen e këtij drejtimi në Universitetin e Prishtinës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement