string(79) "drejtonte-automjetin-nen-ndikimin-e-alkoolit-arrestohet-45-vjecari-nga-kumanova"

Drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, arrestohet 45-vjeçari nga Kumanova

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2025 12:09

Në ora 00:58 në rrugën „Gjorgje Petrov“ në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria V.P. (45) nga Kumanova.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, policët e ndaluan një automjet të tipit “Peugeot” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga ai, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se në gjak i janë matur 2.34 promila alkool.

Lexo Edhe:

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.