Drejtori i kombëtares gjermane i trembet dyshes Williams-Yamal: Janë shumë të shpejtë - Gazeta Express
string(84) "drejtori-i-kombetares-gjermane-i-trembet-dyshes-williams-yamal-jane-shume-te-shpejte"

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 13:38

Drejtori i kombëtares gjermane i trembet dyshes Williams-Yamal: Janë shumë të shpejtë

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 13:38

Spanjë-Gjemani është një nga super sfidat që ofron faza çerekfinale në “Euro2024”, një duel mes dy përfaqësueseve më në formë të turneut.

Rudi Völler, drejtori sportiv i përfaqësueses Gjermane, vlerësoi rivalin e tyre, Spanjën, mbi të gjithë dy sulmuesit e krahut, Nico Willimas dhe Yamal:

Lexo Edhe:

“Historikisht, Spanja ka pasur lojtarë të mirë, por tani është kthyer në nivelin e tyre maksimal. Tani kanë në dispozicion edhe dy sulmues jashtëzakonisht të shpejtë të cilët i janë përshtatur stilit të tyre klasik. Kjo e bën edhe më të rrezikshme këtë skuadër, por dhe ne kemi lojtarë të shkëlqyer, futbollist me cilësi të njëjta si ata, Sane, Beiet, Chris Fuhrich, të tre janë shumë të shpejtë. Ata janë shumë të çmuar për ne kur futen në fushë, mund t’i bëjnë keq çdo ekipi”, u shpreh ndër të tjera drejtori sportiv i përfaqësueses gjermane.