Mbrëmjen e fundit të ”Kosherja” një nga të ftuarit ka qenë këngëtari i njohur Dren Abazi.
Pak para se t’i bashkohejë skeçit të Parodistit, i pyetur nga moderatorja Jona Spahiu, ai ka treguar se në kampionatin “Euro 2020” të futbollit bën tifo për skudrën e Zvicrës.
Arsyeja ka qenë krejt e veçantë pasi pjesë e kësaj skuadre janë shumë shqiptarë.
“Përpara se të lë të shkosh, meqë jemi në këtë atmosferën sportive doja të pyesja, bën tifo me ndonjë kombëtare?”, e ka pyetur Jona.
“Nuk është se e kam ndjekur shumë, por me të gjithë ata shqiptarë që ka Zvicra, unë jam për Kosovën e Zvicrës”, është shprehur Dreni.
Më tej, ai ka vazhduar skeçin me kitarë duke shkaktuar shumë të qeshura te publiku.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...