Drilon Hazrollaj është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Rapidit të Bukureshtit.
Kjo u bë e ditur nga vet faqja zyrtare e klubit rumun, shkruan Gazeta Express.
Por shuma se për sa u transferuar Hazrollaj nga Malisheva te Rapidi i Bukureshtit nuk dihet saktë.
Mediat rumune thonë se Hazrollaj u ble për rreth 900 mijë euro.
Në anën tjetër, njëri nga aksionarët e Rapidit, Victor Angelescu tha se nuk është ajo shumë
“Vitin tjetër duam të shkojmë edhe më lartë. Shpresoj të fitojmë trofe këtë vit. Është shifër e lartë e paguar, por jo aq sa flitet (900 mijë euro)”, ka thënë Victor Angelescu, aksionari i vogël te Rapidi i Bukureshtit.
Te Malisheva thanë se shuma është rekord për futbollin kosovar.