Drita gjatë ditës së djeshme arriti një fitore të madhe ndaj rivalit lokal, Gjilanit.
”Intelektualët” fituan 4-0 ndaj kuqebardhëve, me golat e shënuar nga Almir Ajzeraj, Rron Broja, Arb Manaj e Kostyshyn.
Në postimin e përfundimit të ndeshjes, Drita dje kishte shkruar “GG EZ”, që është një shprehje që përdoret në lojërat online e që e përshkruan një “fitore të lehtë”.
Ngacmimi ndaj rivalit lokal vazhdoi edhe sot.
Drita postoi një video në rrjetin social “Facebook”, në të cilën Veton Tusha pyeste bashkëlojtarët e tij se çka është “GG EZ”. Në mbishkrimin e videos, Drita po ashtu shtroi një pyetje: “A po e humb derbi rëndësinë shkaku i ‘GG EZ’?”.
Fituesi i këtij kuizi nga Tusha do të fitonte katër hurme, që ishin të mbyllura në një kuti.
Katër hurmet duket se simbolizojnë katër golat e Dritës në ndeshjen e djeshme.