Drita dhe Fer Volley do të përballen në finalen e madhe në Kupën e Kosvës në volejboll në konkurrencën e vajzave.
Drita e Gjilanit e mposhti me rezultat bindës 3:0 Skenderajn sot gjatë ditës, shkruan Gazeta Express.
E sonte, finalen e siguroi edhe ekipi ferizajas, Fer Volley duke e mposhtur 3:0 M. Technologie.
Finalja e madhe zhvillohet nesër nga ora 20:30 në sallën “1 tetori” në Prishtinë. /Gazeta Express/