string(72) "drita-fiton-me-veshtiresi-ne-drenas-por-i-afrohet-edhe-me-shume-titullit"

Drita fiton me vështirësi në Drenas, por i afrohet edhe më shumë titullit

Sport

Gazeta Express

04/04/2025 17:04

Drita ka fituar 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Lideri i elitës së futbollit kosovar pati shumë vështirësi të thyente mbrojtjen e skuadrës nga Drenasi.

Lexo Edhe:

Ata dominuan të gjithë takimin, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet para minutës 45-të dhe në pjesë të dytë.

Arb Manaj ishte heroi i Dritës, duke shënuar golin e fitores, por edhe duke prekur titullin kampion me një dorë.

Pjesa e dytë ishte e mbushur me raste nga të dyja anët, por që lojtarëve u mungonte efikasiteti.

Pas javës së 27-të, Drita vazhdon si lidere, duke arkëtuar 60 pikë, 16 më shumë se vendi i dytë, Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.