string(67) "drita-ia-zdrite-rivalit-lokal-gjilanit-e-mposht-me-stil-kampioni-40"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2025 15:57

Drita ia “z’dritë” rivalit lokal Gjilanit, e mposht me stil kampioni 4:0

Futboll

Gazeta Express

27/03/2025 15:57

Derbi i Anamoravës i ka takuar me plot meritë Dritës.

“Intelektualët” triumfuan thellë 4:0 ndaj rivalit lokal, Gjilanit, në ndeshjen e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lexo Edhe:

Almir Ajzeraj kaloi vendasit në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes, kurse vetëm pesë minuta më vonë, kapiteni Rron Broja e dyfishoi avantazhin.

Arb Manaj shënoi për 3:0 në minutën e 24-të, ndërsa në të 42-të ukrainasi Denys Kostyshyn shënoi për 4:0 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Drita tani shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Ballkani që tani ka një ndeshje më pak të luajtur.

Gjilani në anën tjetër mbetet i katërti me 35 pikë dhe ende mban shpresa për një vend në garat europiane.