Liderja e tabelës, Drita e ka gjetur humbjen në stadiumin “Liman Gegaj”.
Malisheva mori një fitore të madhe ndaj Dritës, me një rezultat minimal prej 1-0.
Në ndeshjen e luajtur për xhiron e 28-të të Superligës, ishte Malisheva që mori tre pikë të mëdha, me golin e shënuar nga Besnik Ferati, në fund të pjesës së parë.
Drita kishte mundësinë të barazonte rezultatin dy herë, por që Besnik Krasniqi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
Me këtë humbje, Drita mbetet në kuotën e 60 pikëve, dhjetë më shumë se Ballkani në vendin e dytë.
Malisheva vazhdon presionin ndaj Ballkanit, duke shkuar në 47 pikë pas 28 ndeshjeve./GazetaExpress/