Në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë, Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit në një nga derbit më të pritshëm të futbollit kosovar. Ndeshja zhvillohet në Gjilan dhe pritet të jetë vendimtare në luftën për kreun e tabelës, pasi të dy ekipet kanë nga 23 pikë, vetëm tre më pak se lideri Prishtina.
Drita kërkon fitoren e tretë radhazi për t’u afruar pranë kreut dhe për të lënë pas Ballkanin, ndërsa suharekasit, me trajnerin e ri, synojnë rikthimin në formë dhe një rezultat pozitiv nga Gjilani.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Sheji, Broja, Dabiqaj, Zidane, Balaj, Abazaj, Ajzeraj
Ballkani: Iljazi, Vokrri, Halili, Batarelo, Potoku, Ismajlgeci, Diene, Giovanni, Kryeziu, Hamidi, Tolaj
Sfida pritet të fillojë nga ora 13:00 dhe do të tërheqë vëmendjen e tifozëve në gjithë vendin. /GazetaExpress/