Driton Kuka tregohet i suksesshëm edhe në futboll, e fiton kupën me ekipin e trajnerëve - Gazeta Express
string(86) "driton-kuka-tregohet-i-suksesshem-edhe-ne-futboll-e-fiton-kupen-me-ekipin-e-trajnereve"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2023 9:07

Driton Kuka tregohet i suksesshëm edhe në futboll, e fiton kupën me ekipin e trajnerëve

Futboll

Gazeta Express

14/06/2023 9:07

Driton Kuka është trajneri më i mirë në botë i xhudos por edhe trajneri më i mirë dhe më i suksesshëm në histori të sportit kosovar.

Me xhudistet e tij, trajneri pejan i ka bërë krenarë krejt shqiptarët dhe ka bërë që për Kosovën të dëgjohet gjithandej, shkruan “Gazeta Express”.

Por Kuka, dikur edhe vetë xhudist, ka treguar se di të jetë i suksesshëm edhe në sportet tjera.

Trajneri i Majlindës, Norës, Distrisë, Akilit, Lorianës e yjeve të tjerë të xhudos kosovare, ka qenë kapiten i ekipit të trajnerëve të xhudos, të cilët e zhvilluan një ndeshje futbolli në Poreç të Kroacisë.

Dhe, edhe në këtë rast Kuka u tregua mjaft i suksesshëm duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores dhe më pas e çoi lart trofeun e kupës.

Më poshtë mund ta shihni statusin e trajnerit Driton Kuka në Facebook. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement