Dua Lipa ka thënë se “kënaqësia e thjesht” e saj për leximin e ka ndihmuar atë gjatë “periudhave të vështira” teksa ka mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë “Booker Prize” që u nda mbrëmë
Dua Lipa ka thënë “kënaqësia e thjesht” e saj për lexim e ka ndihmuar atë që ta kalojë “lodhjen” gjatë turneut të saj – si dhe e ka ndihmuar atë që të lidhet me trashëgiminë kulturore të saj.
Ajo ka mbajtur njërin prej fjalimeve kryesor në ceremoninë e çmimit Booker më 2022, ku këngëtarja 27 vjeçare ka thënë se të shkruarit e mirë “ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihën të parë”.
Çmimi është fituar nga shkrimtari i Shri Lankës, Shehan Karunatilaka për romanin e tij “Shtatë hënat e Maali Almeida” dhe u prezantuan nga Queen Consort.
Gjatë ndarjes së çmimit, Dua dukej bukur me fustanin e saj të zi të punuar nga kadifeja që kishte dekoltenë e hapur e ku edhe e mbajti fjalimin e saj.
Gjatë fjalës së saj në këtë ngjarje që u mbajt në Roundhouse të Londrës, Dua e ka falënderuar Ismail Kadarenë – i cili e ka fituar çmimin ndërkombëtar Booker – që ka testuar dhe aftësuar atë gjuhësisht si fëmijë.
“Është një nder i madh të jesh në mesin e mendjeve më të ndritura të letërsisë dhe të flasësh për njërën nga kënaqësitë më të mëdha në botë: kënaqësinë e thjesht për të lexuar një libër”, tha ajo, transmeton GazetaExpress.
“Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollave të Londrës, pasionet e mija të hershëm përfshinë Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët me dhanë perla të vogla urtësie e diturie që me udhëheqin edhe sot”.

Lipa tha se vepra e Kadaresë po ashtu e ka ndihmuar atë që të “lidhet me trashëgiminë e saj familjare dhe indetitetin e saj kosovar dhe shqiptar”.
“Kam mësuar shumë për shpirtin e rezistencës shqiptare, për kokëfortësinë dhe vendosmërinë që bën që kosovarët të luftojnë për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë edhe sot”, tha ajo.
“Shpesh pyes vetën nëse shkrimtarët e kuptojnë se sa dhurata na bëjnë ne me këto vepra”, ka thënë fituesja e çmimit “Brit Awards”.

“Sot, angazhimet gjatë turneut me kanë dërguar në tërë globit dhe jeta është bërë shpesh e turbullt. Ndonjëherë për të mbijetuar, me duhet të adaptohem me pamjet më të vështira të jashtme”.
“Në këto momente, janë librat që me zbusin. Shkrimi i mirë ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihën të parë dhe të tregojnë histori që bota ka injoruar”.
“Ne të gjithë dëshirojmë të duam dhe të ndihemi të dashuruar dhe mandej ta gjejmë veten në këtë botë, shkrimtarët na ndihmojnë ne ta bëjmë këtë”.
Më herët këtë vit, Lipa lansoi emisionin e saj në podcast që quhet, “Dua Lipa: At Your Service| – në të cilin ajo u flet autorëve të ndryshëm, përfshirë shkrimtarëve të famshëm.

“Pavarësisht nëse libri i juaj ishte diçka që ju keni shkruar për vetën e juaj, për ta ndryshuar botën apo thjesht për shkak se keni ndier se ju duhet ta bëni, ju faleminderit që na keni bërë pjesë të botës së juaj. Kjo do të thotë shumë për ne lexuesve”.
Gjatë kësaj mbrëmje, Dua ishte parë në një takim në Queen Consort, pasi që ajo prezantoi shkrimtarin e talentuar Shehan Karanatilaka që mori çmimin prestigjioz.

Mbretëresha në ardhje, Camila po ashtu është parë duke e shijuar shoqërinë me Duan si dy dashamirëse të letërsisë e ku ato janë parë duke buzëqeshur gjatë kësaj ngjarje. /GazetaExpress/


Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...