Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury - BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare - Gazeta Express
string(86) "dua-lipa-shkruan-histori-ne-glastonbury-bbc-me-levdata-te-medha-per-artisten-shqiptare"

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury – BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Rozë

Gazeta Express

29/06/2024 12:15

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival.

Artistja me prejardhje nga Kosova, ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve.

Lexo Edhe:

BBC shkruan se ylli i popit ngjiti skenën me një performancë ambicioze dhe dinamike.

Ajo doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur paraqitjen e saj me një seri të përsosur të këngëve prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

Mediumi britanik gjithashtu lavdëroi koreografitë e saj, të cilat thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.

Dua Lipa përmbylli performancën me këngën hit “Houdini”.

Gjatë skenës ajo vazhdimisht tha se e kishte manifestuar pikërisht momentin kur do të performonte në Glastonbury duke theksuar gjithashtu se kishte ëndërruar që të ishte artistja kryesore e këtij festivali edhe përpara se të regjistronte albumin e saj të parë.

“E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte ajo turmës.

Dua Lipa është shqiptarja e parë që ka fituar çmime Grammy.