string(123) "duarshtrengimi-me-trump-ne-vatikan-osmani-i-percolla-dashurine-e-thelle-dhe-falenderimin-e-popullit-te-kosoves-per-ameriken"

Duarshtrëngimi me Trump në Vatikan, Osmani: I përcolla dashurinë e thellë dhe falënderimin e popullit të Kosovës për Amerikën

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 20:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë të cilit ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën.

Ky duarshtrëngim ndodhi gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Franceskut në Vatikan.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm i Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Presidentin @realdonaldtrump dhe të përcjell dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Osmani.

Osmani thekson se gjatë takimit pati gjithashtu rastin t’i uroj ditëlindjen Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, duke e lavdëruar për angazhimin e saj në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve përmes nismave të saj.