Dubai me buxhetin më të madh në histori për stimulimin e ekonomisë - Gazeta Express
string(66) "dubai-me-buxhetin-me-te-madh-ne-histori-per-stimulimin-e-ekonomise"

Dubai me buxhetin më të madh në histori për stimulimin e ekonomisë

Gazeta Express

01/01/2020 22:09

Dubai njoftoi një buxhet për vitin 2020 që parashikon shpenzimet më të larta në histori për të stimuluar ekonominë e brishtë dhe për të përgatitur emiratin për të pritur Ekspozitën Universale.

“Shpenzimet janë vlerësuar rreth 18,1 miliardë dollarë (16,1 miliardë euro), rreth 17% më shumë se në 2019”, sipas një komunikate të qeverisë.

Lexo Edhe:

Kjo rritje ndodhi në një kohë kur autoritetet po përpiqen të rimëkëmbin sektorin imobiliar, që është në krizë që prej vitit 2014.

Të ardhurat gjithashtu pritet të rriten me 25%, me 17,4 miliardë dollarë (15,5 miliardë euro), rreth 94% e të cilave vijnë nga burimet jo të naftës pasi Dubai është i vetmi vend nga shtatë emiratet e Gjirit që nuk varet nga të ardhurat e hidrokarbureve.

Por, buxheti parashikon gjithashtu një deficit prej 0,7 miliardë dollarë (0,6 miliardë euro). Ai ka qenë në deficit këto tre vitet e fundit.

I njohur gjithashtu për “Burj Khalifa”, kulla më e lartë në botë, Dubai organizon Expo 2020, hapja e të cilës është parashikuar në tetor. Emirati ka parashikuar 25 milionë vizitorë për këtë ngjarje, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë turistë të huaj.