Armand Duka në “Favorit” ka zbuluar se cilin skuadër europiane e përkrahë.
Ai ka bërë me dije se një herë e një kohë ka qenë një milanist i flaktë, por që tash ka mbetur vetëm një simpati.
“Kam qenë dikur milanist, mbase edhe për arsye të ngjurave kuq e zi, por ky lloj tifozllëku tani për klube është zbehur sepse jam i përqendruar te kombëtarja shqiptare dhe emocionet e kombëtares shqiptare nuk krahasohen me asnjë lloj kompeticioni tjetër, jo vetëm sportiv por edhe jashtë sportit. Mbetem një simpatizant milanist, por jo edhe tifoz”, tha ai në “Favorit”.
Armand Duka përpos pozitës të Presidentit në FSHF, ai është edhe zv. President i UEFA-s./GazetaExpress/