string(89) "duka-ne-favorit-per-kf-ternocin-i-dergova-leter-federates-serbe-qe-te-jete-ne-dijeni-uefa"

Duka në “Favorit”: Për KF Tërnocin i dërgova letër Federatës serbe, që të jetë në dijeni UEFA

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 22:05

I pari i FSHF-së, Armand Duka ka folur për rastin e ndodhur në Bosilegrad në ndeshjen Mladost – Tërnoci.

Duka ka thënë në “Favorit” se ajo që ka ndodhur atë ditë është e pafalshme, dhe ka bërë me dije se ka dërguar letër zyrtare në Federatën serbe dhe tek UEFA.

Lexo Edhe:

“Unë në fakt e kam parë qëkur ka ndodhur, sepse më kanë informuar gazetarët nga Lugina, për incidentin e ndodhur në atë ndeshje, nuk kam një informacion të detajuar, kam parë qëndrimet e klubit për këtë incident, nuk di detaje se përse dhe nga se ka ardhur, por gjithsesi është e pafalshme që të cenohen sportistë, qoftë në fushë, apo qoftë në dhomat e zhveshjes nga çdo kush, qoftë polic apo kushdo tjetër”, tha ai fillimisht.

Të gjithë duhet të kuptojnë që kjo është një lojë e bukur që luhet nga të gjithë dhe e cila duhet të krijojë e të hapi mesazhe paqeje, duhet të krijojë ura komunikimi, pavarësisht se brenda një shteti serb, janë përballur dy skuadra, le të themi me futbollistë të nacionaliteteve të ndryshme, dhe ky kryesisht shqiptarë, ajo është një lojë futbolli, i cili duhet që të shërbejë për të komunikuar më mirë, për t’u bashkuar dhe për të ndërtuar një të ardhme sa më të mirë”, shtoi Duka në “Favorit”.

Ai shtoi më tutje, duke thënë se këto ngjarje nuk duhet të ndodhin dhe se ka pritur informacione më shumë nga Federata serbe dhe i ka kërkuar ta informojë UEFA-n.

“Për më tej, unë kam dërguar një letër federatës serbe dhe UEFA-s, për të pasur një informacion më shumë dhe çfarë ne duhet të bëjmë që këto lloj ngjarje, mos të cënojnë lojën, mos të cenojnë futbollin, mos të cenojnë futbollistët dhe asgjë. I kam shkruar federatës serbe që ta informojë edhe UEFA-n për këtë incident”, përfundoi ai./GazetaExpress/