string(108) "duka-per-favorit-askush-me-pare-se-kishte-ngritur-flamurin-kosovar-ne-beograd-serbia-e-njohu-defakto-kosoven"

Duka për “Favorit”: Askush më parë s’e kishte ngritur flamurin kosovar në Beograd, Serbia e njohu defakto Kosovën

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 21:45

Presidenti i FSHF-së dhe zv. Presidenti i UEFA-s, Armand Duka ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ai ka thënë se askush më parë s’e kishte ngritur flamurin e Kosovës në Beograd dhe se Serbia e njohu defakto Kosovën.

Lexo Edhe:

“E rëndësishme është që flamuri i Kosovës për herë të parë u vendos në Beograd, u pranua defakto nga Beogradi dhe u vendos nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe nga institucioni evropian i futbollit që është UEFA”, tha Duka.

Duka shtoi duke thënë se nuk e ka parë largimin e simboleve shtetërore të Kosovës, por e cilëson padrejtësi nëse ka ndodhur.

“Ta thashë që në fillim, që flamuri i Kosovës, i Shqipërisë dhe i gjithë vendeve anëtare kanë qenë në sallë e Kongresit ku ne kemi hyrë në Kongres dhe nesë ky ka lëviz gjatë zhvillimit të Kongresit, apo në fund të zhvillimit të Kongresit, ta thashë në fillim që unë këtë nuk e kam parë, sepse kam qenë në podium të drejtimit të Kongresit. Kështu që, nesë është hequr, apo ka pasur një padrejtësi ndaj federatës së Kosovës, ky është qëndrim që duhet ta dish, pastaj ta komentosh”, tha Duka për “Favorit”.

Duka shtoi më tutje duke thënë se askush më parë s’e ka ngritur flamurin e Kosovës në Beograd.

“Unë mendoj se ne duhet të marrim anën pozitive të çështjes. Nuk është shumë e lehtë, sepse të gjithë këta që tentojnë të bëjnë nacionalistin, qoftë në Shqipëri, apo në Kosovë nuk kanë arritur të bëjnë asgjë nga këto dhe nuk kanë arritur të vendosin asnjë simbol të Kosovës në Beograd. Por, komentojnë një gjë që nuk është shumë e lehtë, që të vendosësh flamurin e një shteti, me një konflikt jo shumë të hershëm dhe që tenton të mos e njohin, të mos e njohin Kosovën, kështu që le ta shohin si zhvillim pozitiv, përfundoi ai./GazetaExpress/