string(91) "dukagjin-nikollaj-arrestohet-ne-spanje-dyshohet-se-ishte-perfshire-ne-vrasjen-ne-bon-vivant"

Dukagjin Nikollaj arrestohet në Spanjë, dyshohet se ishte përfshirë në vrasjen në “Bon Vivant”

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 16:32

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë.

Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se  Nikollaj, i cili ishte në arrati, është ndaluar nga autoritetet spanjolle.

Lexo Edhe:

Ai ishte i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh dhe për pesë vjet dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës nga Kanadaja në New York, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më 5 gusht 2023, një person kishte vdekur nga katër të plagosurit në “Bon Vivant”.  Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Për këtë vrasje, Andi Pajaziti ishte liruar nga akuza derisa ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje, duke i marrë dy vite burgim.

Në këtë rast i ndaluar ishte edhe  N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, i cili tash është arrestuar në Spanjë.