string(77) "dukagjini-e-mposht-llapin-ia-veshtireson-punet-ne-pjesen-e-poshtme-te-tabeles"

Dukagjini e mposht Llapin, ia vështirëson punët në pjesën e poshtme të tabelës

Sport

Gazeta Express

06/04/2025 17:18

Dukagjini ka arritur të shënojë fitore ndaj me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës. 

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e Llapit, ku pas disa tentimeve erdhi edhe goli. 

Lexo Edhe:

Zhvillohej minuta e 36-të, kur Hekuran Berisha përftoi nga një tollovi në zonë, duke shënuar për 1-0. 

Me të filluar pjesa e dytë, Dukagjini bëri hap të madh drejt fitores, me Faton Nezirin i cili arriti ta mposht portieri Marjan Coric për 2-0. 

Llapi u kthye në lojë pasi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Ardit Tahiri për 2-1. 

Por gjërat u përkeqësuan për Llapin, kur Ahmed Januzi u ndëshkua me të kuq. 

Në kohën shtesë, nga një kundërsulm i shpejtë, Dukagjini shënoi golin e tretë me Faton Nezirin, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Coric për të shënuar për 3-1. 

Dukagjini tani ka 35 pikë dhe mban vendin e shtatë, ndërsa Llapi është i nënti me 30 pikë.