Dukagjini njofton ‘ndarjen’ me 12 futbollistë - Gazeta Express
string(43) "dukagjini-njofton-ndarjen-me-12-futbolliste"

Dukagjini njofton ‘ndarjen’ me 12 futbollistë

Sport

Gazeta Express

01/07/2024 18:35

Pas zyrtarizimit të transferimeve, tashmë Dukagjini ka njoftuar edhe për largimet.

Nga skuadra klinase janë larguar gjithsej 12 futbollistë, që ishin pjesë e klubit përgjatë sezonit të kaluar dhe më shumë.

Lexo Edhe:

Largimin e futbollistëve e ka konfirmuar vetë klubi i Dukagjinit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“KF Dukagjini njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me këta futbollistë: Kenan Haxhihamza, Ardin Dallku, Blerind Morina, Bujar Shabani, Redon Syla, Gentrit Salihu, Iran Junior, Dren Feka, Osman Mëziu, Amsal Krasniqi, Paulo Victor dhe Pascal Chidi Bolu. Klubi falënderon të gjithë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes tonë dhe u dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Dukagjini deri më tani ka zyrtarizuar gjashtë lojtarë, derisa ka nënshkruar edhe me trajerin e mirënjohur Kosovar dhe njëherësh analist i emisionit “Favorit” në T7, Ismet Munishin./GazetaEpxress/