Dy ditët në vijim do të jenë me vranësira dhe më freskët me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale - Gazeta Express
string(102) "dy-ditet-ne-vijim-do-te-jene-me-vranesira-dhe-me-fresket-me-reshje-te-rrembyeshme-dhe-bubullima-lokale"

Dy ditët në vijim do të jenë me vranësira dhe më freskët me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 13:27

Në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe  freskët me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale, paralajmërojnë nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike.

Nesër përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa nga e premtja do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.

Lexo Edhe:

Pasdite dhe gjatë natës në disa vende moti do të jetë  i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 27 deri në 35 gradë.

Moti në Shkup do të jetë pjesërisht me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura do të arrijë deri në 31 gradë.