Dy fëmijë të vdekur dhe një i zhdukur si pasojë e motit të rëndë në SHBA - Gazeta Express
string(72) "dy-femije-te-vdekur-dhe-nje-i-zhdukur-si-pasoje-e-motit-te-rende-ne-shba"

Gazeta Express

01/12/2019 18:07

Dy fëmijë të vdekur dhe një i zhdukur si pasojë e motit të rëndë në SHBA

Gazeta Express

01/12/2019 18:07

Dy fëmijë u gjetën të vdekur të shtunën afër Feniksit të Shteteve të Bashkuara, pas stuhisë dhe reshjeve të mëdha të borës që kapluan një pjesë të vendit.

Stuhia e madhe kishte bllokuar edhe shumë fluturime në fundjavën më të ngarkuar të vitit për shkak të Festës së Falënderimeve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit me sukses arritën të shpëtojnë katër fëmijë të tjerë dhe një të rritur të cilët ishin bllokuar nga bora.

Një kërkim i ri kishte filluar për tre fëmijë të tjerë. Dy nga fëmijët rreth moshës 5 vjeçare, që u shpallën të zhdukur të premten, u gjetën të vdekur të shtunën, derisa një fëmijë në Arizonë ende nuk është gjetur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement