Dy ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” mesa duket duan që t’i futen politikës. Është fjala për Armaldo Kllogjerin dhe Julia Ilirjanin.
Një ditë më parë u zbardh lista e kandidatëve për deputetët e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, të cilët pritet të jenë në listën e hapur.
Mes emrave që bien në sy është edhe tenori Armaldo Kllogjeri, i cili ishte pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.
Mesa duket, gjatë kësaj periudhe pauze nga muzika, tenori ka vendosur të fokusohet në politikë.
Por nuk është vetëm ai, pasi edhe aktorja e njohur Julia Ilirjani do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit krah Sali Berishës.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” do të jetë pjesë e listës së kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, listë e cila udhëhiqet nga kryedemokrati Sali Berisha.
Kujtojmë se PD publikoi listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet pasditen e sotme në mbledhjen e Kryesisë.