Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Balldre-Torovicë, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital - Gazeta Express
string(102) "dy-makina-perplasen-koke-me-koke-ne-aksin-balldre-torovice-te-lenduarit-dergohen-me-urgjence-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 14:59

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Balldre-Torovicë, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 14:59

Një aksident është regjistruar në segmentin rrugor Balldre-Torovicë, që shkon drejt fshatit Torovicë. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën dhe për pasojë, kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e mjetit tip Mercedes, ku janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për këtë aksident, është bërë lëvizja jo e kujdesshme e njërit prej mjeteve që po lëvizte drejt Lezhës.

Lexo Edhe:

Rruga është e ngushtë dhe nuk ka mbajtur anën për të dalë jashtë rruge në kthesë, e për pasojë është përplasur me një fouristradë që po lëvizte në drejtim të Torovicës.

Policia po kryen veprimet hetimore për këtë rast, e për rreth një orë pati dhe bllokim të këtij segmeti rrugor.