Një vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dje pas mesnate.
Dy persona kanë sulmuar me thikë një tjetër dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në QKUK me lëndime të rënda.
“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë”, tha policia në raportin 24-orësh.
Policia shtoi se rasti është duke u hetuar.