string(83) "dy-serbet-e-arrestuar-ne-gjakove-cfare-i-thane-gjykates-per-punet-qe-bejne-ne-serbi"

Serbët e arrestuar në Gjakovë, çfarë i thanë Gjykatës për punët që bëjnë në Serbi

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 17:00

Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës në Gjakovë para Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë treguar se çfarë punojnë në Serbi.

Pavle Kragoviq deklaroi para Gjykatës Themelore në Gjakovë se punon si inspektor i policisë në Kragujevc, derisa Milovan Steviq deklaroi se është stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

Lexo Edhe:

Në këtë seancë dy të arrestuarit e tjerë, Branko Rakiq dhe Nemanja Vamoviq nuk deklaruan se kanë lidhje me institucionet e sigurisë së Serbisë. Rakiq tha se është teknik i komunikacionit, derisa Vamoviq inxhinier i pylltarisë, raporton RTK.

Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës. Ajo kërkoi masën e paraburgimit pasi rreziku i arratisjes për të pandehurit, sipas saj, lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në territorin e Serbisë.