string(116) "dy-shtetase-te-shqiperise-qe-do-te-fluturononin-drejt-londers-ndalohen-ne-aeroportin-e-prishtines-me-200-pako-cigare"

Dy shtetase të Shqipërisë që do të fluturononin drejt Londrës, ndalohen në Aeroportin e Prishtinës me 200 pako cigare

Lajme

Gazeta Express

18/04/2025 15:18

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot me datën 18.04..2025, si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan.

Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka me cigare të llojit Malboro e kaltër.

Lexo Edhe:

Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe tek të njëjtat janë hasur në total 200 shteka (pako) me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme.