string(63) "dy-te-lenduar-ne-tragjedine-e-kocanit-mbeten-ne-gjendje-kritike"

Dy të lënduar në tragjedinë e Koçanit mbeten në gjendje kritike

Maqedoni

Gazeta Express

16/04/2025 15:29

Mëngjesi i 16 marsit ishte i fundit për 59 qytetarë të Koçanit të cilët humbën jetën në tragjedinë nga zjarri që shpërtheu në diskotekën Puls. Mbi 200 të tjerë pësuan lëndime serioze. Viktimat që la pas tragjedia ishin kryesisht të rinj, gjashtë prej tyre ishin të mitur, ndërsa numri më i madh i të vdekurve ishin të moshës 24 dhe 26 vjeçare.  Sipas mjekësisë ligjore shkaku kryesor i numrit të madh të viktimave nga kjo tragjedi ka qenë ngufatja me gaz monoksid karboni.

Prej më 16 mars por edhe në ditët të vijim numri më i madh i të lënduarve dërgohej jashtë vendit për mjekim më adekuat, pasi vendit i mungonte qendra për djegie dhe sistemi shëndetësor nuk kishte kapacitete spitalore  të mjaftueshme për ti trajtuar në vend. Ishte i nevojshëm solidarizimi i 14 shteteve të huaja, kryesisht evropiane për të përballuar fluksin e madh të pacientëve të lënduar nga tragjedia e Koçanit.  Vendet e rajonit si Serbia dhe Bullgaria ishin destinacionet e para ku transportoheshin pacientët, ndërsa  rastet më të rënda i morën  përsipër për mjekim vendet evropiane. Austria, Greqia, Kroacia, Italia, Zvicra, Suedia, Lituania, Belgjika, Bullgaria, Turqia, Sllovenia, Hungaria dhe Polonia, ishin vendet që ofruan ndihmë për mjekimin e të lënduarve, madje disa prej tyre kanë shprehur gatishmëri që disa pacientë t’i mbajnë për rehabilitim për një kohë më të gjatë.

Lexo Edhe:

Sot, ministri i shëndetësisë Arben Taravari tha se prej dy pacientëve që ishin në gjendje shumë kritike njëri është në gjendje më të mirë, ndërsa për dhjetëra pacientë tha se nevojitet deri në dy vite rehabilitim.

“Nga gjithsej 47 pacientë vetëm njëri është shumë kritik. Është bërë evolucion nga ekspertë të Britanisë për të gjithë pacientët për atë se sa kohë ju duhet për rehabilitim, tani më e kemi listën me emër dhe mbiemër, disa do të mbeten më gjatë jashtë shtetit. Në Lituani një pacient edhe një muaj do ta mbajnë dhe tani më e dimë kohën se sa ju nevojitet për rehabilitim. Ka pacientë që ju duhet rehabilitim prej 18 deri në 24 muaj,” deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, në vend pas tragjedisë arritën edhe ekspertë të djegieve nga vendet e huaja evropiane  për të ofruar ndihmë për pacientët në trajtimin e plagëve.

Përderisa numri më i madh i të lënduarve po dërgohej jashtë vendit, në spitalet e vendit mbetën për trajtim  një numër më i vogël i pacientëve të cilët kishin lëndime më të lehta, dhe sistemi shëndetësor e kishte më lehtë t’i mjekonte këtu.

Fillimisht 20 pacientë ishin në gjendje më kritike dhe rrezik për jetën, të cilët  kishin djegie të shkallës së dytë, tretë dhe të katërt dhe dëmtime në rrugët e frymëmarrjes për shkak të gazrave helmues që kishin thithur nga zjarri. Më pas gjendja shëndetësore e shumicës  prej tyre nisi të përmirësohej.  Por, tre javë pas tragjedisë, dy pacientë të tjerë humbën jetën. Që të dy ishin rreth moshës 30 vjeçare dhe po trajtoheshin në Lituani. Kështu numri i viktimave u rrit në 61. Sipas autoriteteve shëndetësore dy të fundit që humbën jetën ishin në gjendje tejet kritike me rreth 90 për qind lëndime trupore. /alsat.mk