string(63) "dy-te-lenduar-nga-aksidenti-mes-vetures-dhe-trenit-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 15:16

Dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 15:16

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes trenit dhe veturës në rrugën “Ramiz Cërnica”.

Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar.

Lexo Edhe:

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni.  Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.”