string(65) "dy-vellezer-ne-suhareke-e-sulmojne-nje-person-dergohen-ne-mbajtje"

Dy vëllezër në Suharekë e sulmojnë një person, dërgohen në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 8:59

Dy vëllezër janë arrestuar në Suharekë pasi e kanë sulmuar fizikisht një person.

Viktima ia ka thyer parafangon e automjetit të të dyshuarve.

Lexo Edhe:

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SULM & DËMTIM PRONE- Rr. Skënderbeu, Suharekë  12.04.2025 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar. Ky i fundit në shenjë revolte  i thyen  parafangon e automjetit të dyshuarave. Tre të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”