Bashkëpunimet kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere.
Azet ft Dhurata Dora, Adrian ft Xhensila, Dafina ft Ledri e Lumi, e ky i fundit edhe me Yll Limanin janë vetëm disa prej këngëve më të dëgjuara gjatë kësaj periudhe.
Por, bashkëpunimet nuk kanë të ndalur këtu.
Një këngë tjetër bashkëpunim po vjen për pak ditë nga një super dyshe, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi
Ishte Nora ajo e cila publikoi foto nga sheshxhirimet e klipit, e Butrinti i bëri koment “2❤️” duke lënë të kuptohet kështu emri i këngës.

Dyshja kanë bashkuar forcat për herë të parë, e sipas burimeve kënga do të jetë një hit.
“Si përpara” ishte projekti i fundit i Imerit, ndërsa Nora ende nuk ka publikuar ndonjë projekt për këtë sezone./Gazeta Express/
View this post on Instagram@megasun_solarium_ks.al comming soon.. ?
A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on