Një person, që dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, është vënë në pranga në kryeqytet.
I arrestuari i cili është nga Tropoja merrej me shitje pronash, njihet dhe si mik i Sidorel Prendit (Rohan Brahimit).
Arrestimi i tij erdhi pas hetimit të policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Rezulton se këtë makinë tropojani ia kishte dorëzuar autorit para krimit. Mjetit i ishin ndërruar edhe targat.
Ne cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.
Policia është duke thelluar hetimin për të mbërritur tek emri i ekzekutorit, i cili ende nuk është identifikuar.
Duket se dhe viktima i druhej një sulmi pasi kishte shtuar masat e sigurisë. Ne banesën e tij rreth dy muaj më parë kishte instaluar në çdo cep kamera sigurie, të cilat filmuan ngjarjen dhe makinën e autorit.
Friken për sulm të mundshëm nuk e kishte raportuar në polici.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...