Ditë më parë, në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë qarkulluan informacionet se qumështi i prodhuar nga “Lufra” dhe “Erzeni” është cilësuar se përmban salmonellë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka importe të qumështit nga këto dy kompani.
Në një deklarim për IndeksOnline, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, deklaroi se nga këto dy kompani importohen vetëm produkte të fermentuara si: jogurti, dhalla, kosi, e të tjera, e që iu nënshtrohen kontrolleve të rregullta dhe testohen sipas planit të kontrolleve zyrtare dhe mostrimit.
“Këto kanë të paraparë mundësinë e ndryshimit bazuar ne analize te rrezikut. Aktualisht i kemi ngrite masat e kontrollit për qumësht dhe produkte te qumështit ne fushën e sigurisë ushqimore në import”, deklaron Thaçi.
Ai thotë se AUV-i ka inspektuar edhe depon e subjektit distributor, ku janë marrë dy mostra të paketuara nga qumështorja “Lufra”.
“Si AUV nuk kemi pranuar ndonjë ankesë, por si dyshime te ngritura kemi vetëm publikimet e lajmeve në media. Dje është inspektuar depoja e subjektit distributor dhe janë marrë dy mostra të paketuara nga qumështorja Lufra, të cilat janë dërguar për analiza në Aflatoksin” përfundoi ai.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...