string(80) "dyshohej-per-shitje-te-paautorizuar-te-armeve-arrestohet-nje-person-ne-skenderaj"

Dyshohej për shitje të paautorizuar të armëve, arrestohet një person në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 10:39

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Klinë të Mesme të Skenderajt është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën ‘‘import, eksport, furnizim, transportim, shitje e paautorizuar e armëve dhe materieve plasëse’’.

Në raportin e PK-së thuhet edhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo Edhe:

‘‘IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM , TRANSPORTIM , SHITJE  E PAAUTORIZUAR I ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSE

Klinë e Mesme, Skenderaj / 03.04.2025-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpres