Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij - Gazeta Express
string(80) "dyshohet-per-vjedhje-policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-tij"

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij

Lajme

Gazeta Express

28/06/2024 14:33

Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për vjedhje.

Polica kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit.

Lexo Edhe:

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Vjedhja’ të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.