Policia e ka arrestuar një person mesditën e djeshme në Prishtinë, pasi dyshohet se ai e ka mashtruar një person tjetër, duke ia marrë 51 mijë euro.
Ai është dërguar në mbajtje, sipas raportit 24-orësh të Policisë.
“Prishtinë 26.03.2025-12:00. Me 26.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, me qellim të përvetësimit pasuror për vete në shumën prej 51.000 euro. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.