Policia e Lushnjës ka arrestuar një 27-vjeçare, e cila ishte e dënuar me një vit burgim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Ajo ishte shpallur në kërkim pasi kishte falsifikuar monedha dhe ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Pas arrestimit, shtetasja u dërgua në burg për të vuajtur dënimin.