string(101) "e-djathta-ekstreme-franceze-ben-thirrje-per-protesta-mbarekombetare-kunder-denimit-ndaj-marine-le-pen"

E djathta ekstreme franceze bën thirrje për protesta mbarëkombëtare kundër dënimit ndaj Marine Le Pen

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 15:19

Kryetari i Frontit Kombëtar thotë se elektorati francez “duhet të indinjohet” për vendimin që do t’i “privonte” nga një zë

Partia e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, po bën thirrje për demonstrata mbarëkombëtare kundër një vendimi gjyqësor për ta ndaluar Marine Le Pen nga funksionet publike për pesë vjet, duke shkatërruar dukshëm shpresat e saj për t’u bërë presidente në vitin 2027.

Lexo Edhe:

Jordan Bardella, kryetar i partisë, tha se populli francez “duhet të indinjohet” pas asaj që ai e quajti një vendim “të tepruar, politik dhe partiak” që do t’i privonte ata nga një zë në zgjedhje, raporton The Guardian.

Duke mohuar akuzat për shpërdorim të fondeve të Parlamentit Europian, Bardella bëri thirrje për “protesta paqësore dhe demokratike” në të gjithë Francën dhe tha se partia do të nisë një fushatë shpërndarjeje fletëpalosjesh këtë fundjavë si pjesë e një “mobilizimi popullor”.

Le Pen ka thënë se do ta apelojë vendimin, i cili, nëse do të kishte sukses, do të çonte në një gjyq të ri, me shpresën për të përmbysur dënimin dhe ndalimin nga funksionet publike në kohë për të kandiduar për presidencën.

Në një konferencë për shtyp të martën, Le Pen tha se partia “nuk do të lejojë që ta tallin”. Ajo do ta “mbrojë popullin francez, i cili ka të drejtë të votojë për kë të dojë, dhe do ta mbrojë vendin, i cili po lëkundet në prag të kolapsit”.

Bardella, i cili shihet si plani B i partisë nëse Le Pen dështon, tha se refuzon ta konsiderojë mundësinë e zëvendësimit të saj si kandidat presidencial dhe premtoi besnikërinë ndaj saj.