E djathta ekstreme po fiton rundin e parë, Le Pen i drejtohet Macronit: Kampi juaj praktikisht i fshirë - Gazeta Express
string(96) "e-djathta-ekstremepo-fiton-ne-france-le-pen-i-drejtohet-macronit-kampi-juaj-praktikisht-i-fshire"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2024 20:39

E djathta ekstreme po fiton rundin e parë, Le Pen i drejtohet Macronit: Kampi juaj praktikisht i fshirë

Lajme

Gazeta Express

30/06/2024 20:39

Marine Le Pen e Frontit Kombëtar në Francë i është drejtuar mbështetësve brohoritës në zonën e saj veriore të Henin-Beaumont.

“Demokracia ka folur dhe francezët kanë vënë Frontin dhe aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron,” thotë ajo.

Lexo Edhe:

Ajo shton se njerëzit në mënyrë të qartë duan të “kthejnë faqen pas shtatë vitesh sundimi përbuzës dhe gërryes” dhe u kërkon njerëzve që të votojnë përsëri për Frontin të dielën e ardhshme në raundin e dytë.

“Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që udhëheqësi i Frontit Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave,” shton ajo.