“E kuptoj Aubameyangun nëse dëshiron të largohet, të gjithë duan trofe” - Gazeta Express
string(68) "e-kuptoj-aubameyangun-nese-deshiron-te-largohet-te-gjithe-duan-trofe"

Gazeta Express

17/04/2020 23:30

“E kuptoj Aubameyangun nëse dëshiron të largohet, të gjithë duan trofe”

Gazeta Express

17/04/2020 23:30

Dimitar Berbatov ka thënë se do ta kuptonte nëse Pierre-Emerick Aubameyang nuk është i lumtur në Arsenal, duke thënë se dëshira e sulmuesit për të fituar trofe mund ta shtyjë të largohet nga “Topçinjtë”.

E ardhmja e 30 vjeçarit vazhdon të jetë në ajër, kontrata e të cilit i skadon në qershor të vitit 2021.

“Këtë javë ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së Pierre-Emerick Aubameyang, do të ishte goditje e madhe nëse ai largohet nga Arsenali”, tha Berbatov.

“Për mendimin tim, ata duhet të bëjnë gjithçka për ta mbajtur që të mos largohet. E kam përcjell te Dortmund dhe Arsenal dhe për mua ai është lojtar i shkëlqyer me shpejtësi, lëvizje dhe gola. Ai është gjithashtu kapiten dhe i rëndësishëm për ekipin. Ai është në fundin e kontratës, por Arsenali duhet të bëjë gjithçka për ta mbajtur”.

“Duhet ta pyesni Aubameyangun a është i lumtur në Arsenal, nëse jo, unë e kuptoj atë. Në futboll gjithçka janë trofetë. Arsenali bën lojë të bukur, por në fund titujt janë ata që mungojnë”.

Shumë skuadra e duan Aubameyangun, janë përmendur edhe Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement