E mbyti me 34 plumba njeriun që ia vrau vëllain, presidenti Thaçi ia fal dënimin - Gazeta Express
string(79) "e-mbyti-me-34-plumba-njeriun-qe-ia-vrau-vellain-presidenti-thaci-ia-fal-denimin"

E mbyti me 34 plumba njeriun që ia vrau vëllain, presidenti Thaçi ia fal dënimin

Gazeta Express

01/01/2020 23:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka falur Nazmi Mujotën, njeriun i cili në vitin 2007 kishte tronditur Komunën e Shtimes dhe mbarë Kosovën, duke e mbytur me 34 plumba vrasësin e vëllait të tij.

Që nga fillimi i 2020’ës, Nazmi Mujota, me dekretin e presidentit Thaçi, është njeri i lirë. Atij i janë falur dy vjet nga dënimi i tij me burgim.

Lexo Edhe:

Në shkurt të vitit 2010, Nazmi dhe Nijazi Mujota kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”.

Dy vëllëzërit kishin kryer këtë vrasje për motive hakmarrëse ndaj familjes Becaj, e cila kishte privuar nga jeta Fadil Mujotën, vëllain e Nazmi Mujtoës.

“I akuzuari Nazmi Mujota se bashku me Nijazi Mujota me motive të hakmarrjes dhe me dashje që ta privojë nga jeta, pasi që qysh para 3 vitesh familja Beçaj kishte privuar nga jeta Fadil Mujoten, vëllaun e të akuzuarve, ka shkuar në pompën e benzinës “ Graniti Petroll”, në fshatin Belincë dhe në parkingun e kësaj pompe kishin ndalur veturën dhe ka shtënë 34 herë në drejtim të viktimës Blerim Beçaj si dhe Rexhë Morinës ku ky i fundit kishte pësuar lëndime trupore”, thuhej në aktakuzën e vitit 2010, përcjell Insajderi.

Presidenti i vendit, Thaçi, përmes një dekreti, ka falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Vendimi i presidentit për t’i falur këta të burgosur është marrë me 21 nëntor.

Personave të dënuar që i është falur dënimi janë:

Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur dy vjet dënim me burg.

Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Këtij të fundit i është falur 1 vit.

Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur gjashtë muaj.